7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Genc Gjokutaj: Gjyqi i Sali Berishës do të jetë me dyer të hapura – “Do të shikoni gallatë”

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka deklaruar se gjyqi ndaj liderit të Partisë Demokratike do të zhvillohet me dyer të hapura dhe ka ironizuar provat e paraqitura nga SPAK, duke i cilësuar ato si të pavlefshme dhe qesharake. I ftuar në një emision televiziv, Gjokutaj tha se publiku do të shohë “gallatë”, për shkak të dëshmive kontradiktore dhe të pabazuara në fakte.

“Do të caktohet një datë. Gjyqi do të jetë me dyer të hapura. Do të shikoni gallatë të madhe me dëshmitarë që do të thonë se u ofrua një favor, por që nuk e mbajnë mend se nga kush. Këto janë të gjitha të pavlefshme. Po nuk vure gishtin, ajo dëshmi nuk merret fare në konsideratë,” – u shpreh Gjokutaj.

Akuza për prapavijë politike dhe mungesë integriteti

Sipas tij, çështja është e motivuar politikisht dhe po përdoret si mjet për të goditur opozitën në një kohë të ndjeshme politike. Ai ngriti dyshime edhe mbi integritetin e gjyqtarëve, duke thënë se:

“Gjyqtarët nuk janë përfolur për integritet. Në vendimet kolegjiale janë më të mbrojtur, por kjo çështje është çuar me dhunë në gjyq.”

Gjokutaj gjithashtu vuri në dukje se ka një kalendar të dukshëm politik, duke akuzuar SPAK-un se përdor arrestime apo thirrje për figura nga Partia Socialiste në të njëjtën ditë me zhvillimet gjyqësore ndaj Berishës, për të krijuar “perceptimin e barazisë” në sytë e publikut.

“Kur Sali Berisha kishte paraqitjen, sillnin edhe një të PS-së nga SPAK-u, për të krijuar perceptimin e barazisë,” tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...