19.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Georgia Meloni ka konfirmuar ndarjen e saj nga bashkëshorti ,ishin bashkë për 10 vite

Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka konfirmuar ndarjen e saj nga bashkëshorti Andrea Giabruno, me të cilin ndau një martesë 10 vjeçare dhe janë prindër te një vajzë 7 vjeçare.

Në postimin e saj në Instagram ajo thotë se “rrugët tona janë ndarë prej disa kohësh dhe është koha ta shpallim”.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Rrugët tona kanë kohë që kanë marrë drejtime të ndryshme dhe tashmë ka ardhur koha ta pranojmë atë.

Unë do ta mbroj atë që ishim, do ta mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë.

Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm një pikë ujë”-shkruan kryeministrja italiane Meloni.

Por siç bëjnë me dije mediat italiane, shkak është bërë një lidhje jashtë martesore e Giambruno e zbuluar në një emision live në televizionin italian ‘Stiscia la notizia’.  Giambruno pranon lidhje jashtë martesore madje i thotë një vajze tjetër t’i bashkohet për të kryer marrëdhënie intime të tre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT