17.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Gjatë mesnatës /Plagoset me thikë 35 vjeçari në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndhur në Sarandë, ku pas mesnatës është paraqitur në spitalin e qytetit, 35 vjeçari, Besmir Uka i cili ishte plagosur me thikë në bark pas një sherri në një lokal të lagjes numër 3.

Sipas burimeve për Fax News, shtetasi, Besmir Uka rezulton të jetë i dënuar më parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” pas një ngjarje të ndodhur në vitin 2010. Ndërsa gjatë kohës që ishte në burg, është proceduar penalisht, pasi është denoncuar nga një 16 vjeçare e cila ka deklaruar se e kishte kërcënuar me mesazhe në facebook.

35 vjeçari ka edhe precedentë penalë për “dhunë ne familje”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim” dhe “drejtim mjeti pa patentë”.

Pasi Uka mbërriti i plagosur në spital, policia mbërriti në vendngjarje ku ka ndodhur konflikti dhe ende po kryhen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT