17.5 C
Tiranë
Friday, October 18, 2024
spot_img

Gjekmarkaj: “PD sot ka nevojë të bëjë një akt të madh historik, ajo duhet të ndahet nga berishizmi siç u nda shoqëria nga enverizmi”

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj deklaroi sot se PD ka nevojë të bëjë një akt të madh historik, ndarjen nga Berishizmi si shoqëria nga enverizmi. Ai tha se berishizmi sot është enverizmi i demokracisë.

Gjekmarkaj në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, i bëri thirrje kryetarit Lulzim Basha që ta ndajë partinë nga modeli politik i promovuar nga Sali Berisha.

Gjekmarkaj tha se në statutin e PD duhet të shkruhet me gërma kapitale “se kush humbet zgjedhjet largohet pa ndoshta e sikur”.

“Duke kaluar përmes sfidash e trazimesh, mes goditjeve e sulmeve, ja ku jemi sot, ja ku jemi në PDSH, të shumtë e të vendosur për ta mbajtur partinë e lirive properëndimore, pro amerikane, proevropiane, në shërbime të aspiratave të kombit shqiptar. Ne nuk jemi këtu për festë, por për të ndarë e zgjidhur një krizë që na ka përfshirë. Ajo që na shfaqet një luftë mes dy personazh, është një luftë për modele dy partish. PD është partia e të gjithëve dhe si e tillë nuk mund të lejojë që kriza e një personaliteti politik si Sali Berisha të përcaktojë fatin e PD për sot nesër e gjithmonë. Raportet e tij personale me SHBA-të janë vetëm një shkëndijë që bëri të shpërthenin problemet e akumuluara.

“Nëse Lulzim Basha e ne demokratët duam t’ja ndryshomë kursin kësaj partie duke e orientuar drejt të nesërmes duhet të rishpikim vetveten, vetë Lulzim Basha duhet yë gjykojë në mënyrë kritike shkollën ku u formua si politikan, format e të drejtuarit e të bërit politik, vetë Lulzim Basha e ka jetike t’i japë fund modelit politk të promovuar nga Sali Berisha e nën ndikim e presionin e tij dhe nga vetë ai, modeli që anon nga arroganca ku lideri është gjeni”, u shpreh ai.

Përgjegjës mund të jetë shumëkush, por askush më shumë se Berisha. Do doja që ky Kuvend të analizojë vetveten. PD sot ka nevojë të bëjë një akt të madh historik. Ajo duhet të ndahet nga berishizmi siç u nda shoqëria nga enverizmi. Berishizmi sot është enverizmi i demokracisë. Nuk dua të them se ai është burimi i të gjitha të këqijave, nuk dua t’i mohoj betejat, duke mos e mohuar respektin, jam i shtrënguar të them sot se po sulmon trashëgiminë e tij më të mirë, po shkon aq larg sa ta sulmojë.

Berishës i shkonte për shtat pritja, duhet ta bënte për mijëra demokratë që e kanë ndjekur për vite. Mbi supet e tij mund të rrinte dhe një akt kaq tronditës sa shpallja non grata. Ai nuk la mundësi që ne të mallëngjeheshim dhe të prekeshim nga nostalgjia. Ai na ndau, bëri si gjithmonë”, deklaroi Gjekmarkaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT