16.5 C
Tiranë
Monday, December 8, 2025
spot_img

Gjendet trupi i pajetë edhe i vajzës së dytë! Palombarët në kërkim për 39-vjeçaren dhe djalin

Është zbuluar edhe trupi i pajetë i vajzës së dytë, Gresa Arrazi, ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Alma Arrazit dhe të djalit të saj 3-vjeç Ardit Arrazi, të cilët dyshohet se u hodhën në lumë nga e ëma. Sipas asaj që policia ka rindërtuar, dyshohet se trupi i nënës dhe i fëmijës mund të jenë në të njëjtën zonë.

Në mes të kësaj tragjedie, familja Arrazi është përballur me dhimbjen e humbjes së vajzës 9-vjeçare Ergesa Arrazi, trupi i së cilës u gjet mbrëmjen e 4 majit nga një peshkatar në lumin Buna. Familjarët e Erdgys Arrazit, personit të arrestuar për dyshimin e shtysës së gruas me fëmijë drejt vetëvrasjes, kanë shpallur të gjithë të vdekur në njoftimin për ceremoninë e varrimit të Ergesës, ku vërehet se nuk ka emër nga familja e Alma Arrazi (Bushatit).

Jashtë kamerës, familjarët kanë bërë të ditur se Erdgysi e donte fëmijët. “Jemi të lënduar dhe shokuar. Nuk ia falim kurrë nuses vendimin fatal që ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kujdesej fëmijëve, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën për t’i dërguar ata në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe për gjendje të rënduar emocionale, por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, tha një prej familjarëve.

Nga ana tjetër, familjarët e Almës kanë dhënë dëshmi se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 39-vjeçares dhe fëmijëve. Vetëflijimi dyshohet të jetë pasojë e dhunës në familje. Sipas dëshmive të tjera, shkaku mund të jetë edhe një tradhti e mundshme bashkëshortore për të cilën Alma kishte dijeni. Pretendohet gjithashtu se Erdgysi e nxirrte live të dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës 9-vjeçare.

Në lidhje me ngjarjen, dyshohet se Alma Arrazi të jetë hedhur nga ura e Bunës mbrëmjen e 2 majit, bashkë me tre fëmijët. Në kamerat e sigurisë është parë se para vetëflijimit, ajo ka pirë kafe me kunatën, me të cilët është ndarë qetësisht. Pas gjetjes së rastësishme të trupit të vajzës 9-vjeçare nga një peshkatar, kryefamiljari u kthye në të dyshuarin kryesor dhe u arrestua.

Kërkimet për gjetjen e trupave po vazhdojnë dhe janë përforcuar. Forcat policore dhe polumbarët e RENEA, FNSH dhe ushtria janë angazhuar në kërkime nga fshati Darragjat deri në grykëderdhjen e Bunës, në Velipojë. I akuzuar si shkaktar i tragjedisë, Erdgys Arrazi ka refuzuar të flasë në polici.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...