15.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Gjenerali rus: “Një nga detyrat e ushtrisë ruse është të vendosë kontroll të plotë mbi Donbasin dhe Ukrainën jugore”

Gjeneralmajori rus Rustam Minnekaev, ka deklaruar për agjensitë ruse të lajmeve, se ushtria do të synojë të marrë kontrollin e plotë mbi Ukrainën lindore dhe jugore.

“Që nga fillimi i fazës së dytë të operacionit special, një nga detyrat e ushtrisë ruse është të vendosë kontroll të plotë mbi Donbasin dhe Ukrainën jugore”, është shprehur ai, raporton media franceze France24.

Gjenerali i lartë ka theksuar gjithashtu se një hap i tillë po merret në mënyrë që të krijohet një korridor tokësor për Krimenë e aneksuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT