10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Gjermania po përgatitet për mutacione dhe variante të reja të virusit Corona

Ministri federal i Shëndetësisë Karl Lauterbach tha për gazetën “Bild am Sonntag” se Gjermania po përgatitet për mutacione dhe variante të reja të virusit Corona. Sipas tij “varianti omikron që është shumë ngjitës mund të bëhet po aq vdekjeprurës sa Delta.

Dhe ky do të ishte një variant “killer” absolut.” Lauterbach tha se intervalet në të cilat variantet e reja zëvendësojnë të vjetrat po bëhen gjithnjë e më të shkurtra duke shtuar se Gjermania ka porositur vaksina që mbrojnë nga variantet omikron.

Lauterbach tha se “qëllimi ynë është që të kemi sa më shumë vaksina për çdo qytetar, pavarësisht se cili variant shfaqet. Së shpejti do të kemi vaksina si për variantin omikron ashtu edhe për variantin delta.”

Ndërkohë duket se gjatë shtatë ditëve të fundit numri i infektimeve me virusin korona në shkallë vendi ka vijuar të bjerë. Instituti Robert Koch (RKI) njoftoi se javën që lamë pas ka pasur 834.3 infeksione të reja për 100,000 banorë. Për krahasim: një ditë më parë vlera ishte 876.5 dhe dy javë më parë, madje 1097.9.

Megjithatë lidhur me javën që lamë pas duhet të merret parasysh se për shkak të pushimeve për festën e Pashkës landet nuk kanë raportuar të dhëna për të gjitha ditët e javës. Pra ka mundësi që në ditët në vijim numri i njoftimeve për infeksione të reja të rritet përsëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...