26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Pasi politikani danez i ekstremit të djathtë i vuri flakën Kuranit, Suedia në flakë nga protestuesit

Të paktën tre persona u qëlluan nga policia gjatë protestave kundër një grupi të ekstremit të djathtë në Suedi.

Trazirat kanë shpërthyer në të gjithë vendin ditët e fundit pasi politikani danez i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan i vuri flakën Kuranit, dhe aktin paralajmëroi ta kryente dhe në qytete të tjera.

Të dielën, një turmë prej rreth 150 personash hodhën gurë ndaj oficerëve të policisë dhe u vunë flakën makinave në qytetin lindor të Norrkoping.

Paludan dhe partia e tij Stram Kurs kishin organizuar një demonstratë në zonë, por nuk u shfaqën kurrë, raportuan mediat suedeze.

Policia iu kundërpërgjigj protestës me të shtëna në ajër, por tre persona u plagosën si pasojë e plumbave rikoshet, dhe më pas u dërguan drejt spitalit. Ata më vonë u “arrestuan nën dyshimin për krim”, tha policia.

Trazira u raportua gjithashtu në qytetin e afërt të Linkoping, ku zoti Paludan kishte planifikuar të zhvillonte një demonstratë, por më vonë ai e anuloi.

Gjatë tre ditëve të fundit, përleshje të dhunshme janë parë në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, si dhe në një numër qytetesh të tjera.

Dhjetra punonjës policie mbetën të plagosur gjatë trazirave, ndërkohë që flakëve nuk iu shpëtoi as një mjet i urgjencës.

Në rajonin jugor suedez të Landskrona, disa protestues u vunë flakën makinave, gomave dhe koshave, ndërsa të tjerë ngritën një pengesë për të penguar trafikun.

Demonstrata të ngjashme u zhvilluan në qytetin e tretë më të madh të vendit, Malmo, ku u dogj një autobus i qytetit dhe objekte të tjera.

Paludan krijoi partinë Stram Kurs në vitin 2017 dhe tani është e njohur për axhendën e saj kundër imigracionit dhe anti-islamit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...