Sot, një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, shprehet i bindur se ka dëgjuar zhurma pranë shtëpisë së “Big Brother”, duke ngritur dyshime se mund të jetë G Bani. Pas këtyre fjalëve, produksioni ndërhyri duke i kërkuar Gjestit të tregojë kujdes me mikrofonin dhe të mos flasë më tej për këtë çështje.
Kjo situatë ka ngjallur spekulime nëse mund të kemi një skenar të ngjashëm me atë të Egla Cenos vitin e kaluar, e cila u përjashtua nga shtëpia për shkak të komunikimit me persona jashtë saj. Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në spektaklin e ardhshëm të “Big Brother VIP Albania 4”.