Pas incidentit të ndodhur gjatë dasmës së Jozit dhe Loredanës, Gjesti është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, pasi mori trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Ai u largua për disa orë nga shtëpia pas një veprimi të rëndë nga Gerta, e cila i hodhi alkool në sy, duke shkaktuar shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore.
Tashmë, pritet vendimi i “Vëllait të Madh” për këtë situatë dhe se si ky incident do të ndikojë në dinamikën e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve.






