15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Gjimnazistja në Protestën e PD: “Censura, një hije e errët mbi demokracinë”

Gjatë protestës së opozitës kundër censurës në sheshin Skënderbej, përballë godinës së qeverisë, foli edhe Artemisa Zenuni, një gjimnaziste dhe anëtare e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në fjalën e saj, ajo e cilësoi censurën si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë dhe një përpjekje për të heshtur zërat kritikë.

Demokracia lulëzon në tokën e lirisë së shprehjes, kur fjalët, idetë dhe mendjet janë të lira. Censura është një hije e errët që kërcënon të mbulojë dritën e demokracisë. Në një shoqëri demokratike, çdo individ ka të drejtën të shprehë mendimet e tij, të kritikojë, të debatojë apo edhe të kërkojë ndryshim. Censura e shkel këtë të drejtë themelore dhe krijon një atmosferë frike,” tha Zenuni.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mbrojnë lirinë e fjalës dhe të mos lejojnë që censura të shndërrohet në një mjet për shtypjen e mendimit të lirë.

“Censura është një armë e rrezikshme që përdoret për të heshtur zërat tanë. Ne duhet të qëndrojmë të vendosur për të mbrojtur lirinë e fjalës. Në një shoqëri demokratike, censura duhet të trajtohet me shumë kujdes dhe të mos lejohet të përhapet. Në vend të saj, duhet të promovohet liria e shprehjes dhe të mbrohet e drejta e çdo individi për të shprehur mendimet e tij pa frikë,” theksoi ajo.

Protesta kundër mbylljes së TikTok dhe kundër censurës ka mbledhur qytetarë, të rinj dhe përfaqësues të opozitës, të cilët e konsiderojnë këtë akt një goditje ndaj të drejtave themelore në një shoqëri demokratike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...