21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Gjimshiti: Objektivi është Champions League, jo llogaritë – çdo ndeshje duhet fituar

Atalanta ka lënë pas garën për titullin kampion, por lufta për një vend në Champions League vazhdon me vendosmëri. Një qëllim i qartë për bergamaskët, që vjen i konfirmuar nga kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti.

Në një intervistë për mediat italiane, mbrojtësi i kombëtares shqiptare tregoi përqendrimin dhe motivimin që mbizotëron në ekip, sidomos pas fitores së rëndësishme ndaj Bolognës.

Kemi rifituar besimin,” u shpreh Gjimshiti, duke vlerësuar ndikimin psikologjik të fitores në kampionat. Tashmë, përpara është sfida me Milanin, një transfertë e vështirë dhe me shumë peshë në garën për zonën Champions.

Por Gjimshiti nuk bie pre e retorikës së finaleve:
Nuk e shoh si një përballje përcaktuese. Ne nuk bëjmë llogari. E vetmja gjë që mendojmë është të fitojmë çdo ndeshje. Ky është qëllimi ynë,” theksoi ai me vendosmëri.

Megjithëse vazhdon të luajë me dhimbje për shkak të një dëmtimi në kavilje, mbrojtësi shqiptar mbetet një shtyllë e mbrojtjes për trajnerin Gasperini, i cili shpreson ta ketë në maksimum për fazën më vendimtare të sezonit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...