8.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Gjirokastër – Arrestohet 36-vjeçari që aksidentoi për vdekje një 71-vjeçar në biçikletë; drejtonte në gjendje të dehur

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë–Përmet”, ku një 71-vjeçar që po lëvizte me biçikletë humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Gjirokastrës, drejtuesi i mjetit, një 36-vjeçar nga Përmeti, është arrestuar në flagrancë, pasi rezultoi se po drejtonte automjetin tip furgon në gjendje të dehur.

Shtetasi D. B., 36 vjeç, u ndalua menjëherë pas ngjarjes nga specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban të Policisë Vendore, ndërsa viktima, shtetasi R. N., banues në Përmet, u transportua me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Autoritetet bëjnë me dije se materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër, për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të drejtuesit të mjetit.

Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit, për të mos rrezikuar jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...