23.3 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Rrëmbim dhe torturë në Athinë – Djali i një biznesmeni të njohur bie pre e një grupi kriminal, mes tyre edhe gjuetari Ivan Greko

Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Athinë, ku djali 24-vjeçar i një biznesmeni të njohur grek është rrëmbyer dhe torturuar barbarisht nga katër persona, mes të cilëve edhe gjuetari i njohur Ivan Greko. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 6 majit në rajonin e Ymittos dhe ka marrë përmasa të një krimi të organizuar me motive zhvatjeje.

Sipas hetimeve të Policisë greke, viktima u sulmua fizikisht nga tre persona, të cilët përdorën mjete të mprehta për t’i shkaktuar dëmtime serioze në këmbë. Pasi e kërcënuan me jetë, e futën me forcë në një automjet dhe e transportuan në disa zona të Athinës, ku u takuan me bashkëpunëtorin e katërt.

Autorët i kërkuan 24-vjeçarit një shumë prej 25 mijë eurosh dhe një motoçikletë BMW me të njëjtën vlerë, ndërkohë që torturat fizike ndaj tij nuk ndaluan. Në zonën e Saronidës, ata e kërcënuan me armë zjarri dhe tentuan t’i presin gishtat me një mjet prerës, por nuk arritën ta përfundonin aktin falë rezistencës së viktimës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të oficerëve të Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe një operacioni të koordinuar në tre lokacione të ndryshme të kryeqytetit grek, autorët u arrestuan dhe ndodhen tashmë në pranga në pritje të përballjes me drejtësinë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik grek, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë motivet dhe përfshirjen e personave të tjerë të mundshëm në këtë rrëmbim makabër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...