31 C
Tiranë
Tuesday, August 18, 2026

Gjirokastër – Finalizohet operacioni “Modifikimi”, kapen 63.2 kg drogë në Kakavijë

Policia Kufitare e Kakavijës ka finalizuar operacionin e koduar “Modifikimi”, duke parandaluar një tentativë për trafikim të drogës drejt Greqisë.

Gjatë kontrolleve intensive, duke përdorur teknologji të avancuar dhe qenin antidrogë, u zbuluan 60 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë, të fshehura në parafangot dhe shasinë e një automjeti.

Si rezultat, u arrestuan Osman Kamberaj (44 vjeç) dhe Enkeleda Xhemali (45 vjeçe), të dy banues në Fier, të cilët akuzohen për “Trafikim të lëndëve narkotike” në bashkëpunim. Gjatë kontrollit fizik, policia gjeti dhe sekuestroi 1890 euro, së bashku me tre celularë dhe automjetin e përdorur për transportin e drogës.

Operacioni u krye në bashkëpunim me DVP Fier dhe Prokurorinë e Gjirokastrës, e cila po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet do t’i kalojnë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Donatorë të gabuar” në IVF, të paktën 30 fëmijë dyshohet se janë ngjizur në...

0
Të paktën 30 fëmijë, shumica prej tyre britanikë, dyshohet se janë ngjizur përmes trajtimeve të fertilizimit in vitro (IVF) në Qipron Veriore, duke përdorur...

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Zbardhet e shkuara e të dyshuarit, u dënua...

0
Detaje të reja janë bërë publike nga vrasja e 20-vjeçarit francez, Migel Mendes, në Ksamil. I riu u gjet i pajetë rreth orës 05:15...

Aksident në Maliq/ Përplasen autoambulanca dhe një automjet, plagoset një person

0
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet...

Horoskopi ditor, e E Martë, 18 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji për të nisur një kapitull të ri. Në punë mund të shfaqet një mundësi që kërkon vendim të shpejtë....

Parashikimi I motit, e Martë, 18 Gusht 2026

0
18 gushti sjell një mot më të paqëndrueshëm në Shqipëri. Sipas parashikimeve të publikuara sot, vendi do të ketë vranësira mesatare deri të dendura,...