8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 4, 2026
spot_img

Gjirokastër – Katër persona referohen në Prokurori për rrëmbim dhe dhunë ndaj një 30-vjeçareje

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Gjirokastër referuan në Prokurori katër persona, të dyshuar për rrëmbim dhe dhunë ndaj një 30-vjeçareje brenda familjes.

Shtetasit A. A. (34 vjeç), S. A. (53 vjeç) dhe E. M. (51 vjeç) dyshohet se e rrëmbyen dhe e dhunuan motrën e 34-vjeçarit në banesën e këtij të fundit, ndërsa shtetasi L. L. (43 vjeç) dyshohet se kishte dijeni për ngjarjen dhe nuk e denoncoi atë në polici.

“Në Prokurori është nisur procedimi penal për shtetasit e përmendur, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë 30-vjeçaren në automjet dhe më pas ajo është dhunuar në banesën e njërit prej tyre. Gjithashtu, shtetasi L. L. dyshohet se ka patur dijeni për ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar rastin”, njofton Policia e Gjirokastrës.

Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për zbardhjen e përgjegjësive ligjore të të përfshirëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Operacioni ‘Vendimi’ përfundoi me sukses” – Arrestohet i shumëkërkuari Klodian Llomi në Dibër

0
Dibër – Një operacion policor i koduar “Vendimi” ka çuar në arrestimin e shtetasit Klodian Llomi (Mazari), 35 vjeç, i shpallur në kërkim nga...

“Nëse SHBA dëshiron rishikim, duhet të respektojë ligjin” – Spanja kundër kërcënimit tregtar të...

0
Qeveria spanjolle iu përgjigj Donald Trump pas deklaratës së tij se do të ndërpresë të gjithë tregtinë me Spanjën, pasi Madridi refuzoi t’i lejonte...

Paulo Dybala bëhet baba, vogëlushja lindi në Romë përpara datës së parashikuar

0
Futbollisti Paulo Dybala dhe partnerja e tij, Oriana Sabatini, festojnë lindjen e fëmijës së tyre të parë. Vogëlushja, e cila erdhi në jetë disa...

Zbaticë e pazakontë në Vlorë, varkat e peshkimit mbeten në cekëtinë

0
Fenomeni i zbaticës u vërejt mëngjesin e së mërkurës në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku uji i detit tërhoqi mbi 10...

Trump: “Tashmë është tepër vonë” për bisedime me Iranin

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se çdo mundësi për dialog me Iranin tashmë ka kaluar, pavarësisht se Teherani po kërkon rifillimin...