10.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

“GJKKO nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër” – Kryeministria reagon për rastin Balluku

Përfaqësuesja e Kryeministrisë ka paraqitur qëndrimin zyrtar të qeverisë në lidhje me çështjen e pezullimit nga detyra të ministres Belinda Balluku, duke theksuar se rasti nuk përbën një ankim kushtetues individual, por lidhet me marrëdhëniet ndërmjet pushteteve.

Sipas saj, çështja nuk ka më të bëjë me objektin e procedimit penal, por me kompetencat institucionale dhe kufijtë e tyre. “A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër? Ne vlerësojmë se jo,” u shpreh ajo, duke shtuar se argumentet konkrete i përkasin shqyrtimit në themel të çështjes.

Përfaqësuesja e Kryeministrisë theksoi se vendimi i GJKKO-së për pezullimin e ministrit sjell pasoja të drejtpërdrejta në funksionimin e ekzekutivit. Sipas saj, me këtë masë është pezulluar në praktikë edhe vendimmarrja e ministrit, pasi ai nuk mund të propozojë projektakte apo të ushtrojë kompetencat e tij.

“Pezullimi e detyron kryeministrin që të propozojë shkarkimin e ministrit dhe të emërojë një ministër të ri. Nuk mund të mohohet se masa e sigurimit penal sjell pasoja në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave dhe të kryeministrit,” deklaroi ajo.

Në përfundim, Kryeministria nënvizoi se nëse këto pasoja janë apo jo të devijueshme, kjo mbetet për t’u vlerësuar në themel të çështjes nga Gjykata Kushtetuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...

Bllokohen mbi 5 mijë palë atlete të dyshuara si false në Kakavijë dhe Durrës

0
Dogana shqiptare ka bllokuar 5340 palë atlete të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e markave të njohura ndërkombëtare. Aksioni u zhvillua nga Drejtoria...

“Shqiponjat” arrestojnë një 41-vjeçar në Tiranë, i gjendet pistoletë e fshehur në makinë

0
Forcat e posaçme “Shqiponja” kanë arrestuar një 41-vjeçar në Tiranë, i cili qarkullonte me armë zjarri në automjet. Gjatë një kontrolli të ushtruar në rrugën...