Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesëne SPAK për rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar si një ndër përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit.
SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut lidhur me tragjedinë e Gërdecit, ku mbetën 26 persona të vrarë dhe qindra të plagosur, me argumentin se ai nuk ka më imunitet deputeti dhe mund të përballet me drejtësinë.
Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.