15.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Gjykata e Fierit liron nga burgu Eurodeputetin Fredi Beleri

Gjykata e Fierit ka marrë këtë të hënë vendimin për lirimin nga burgu të eurodeputetit Fredi Beleri, ish-kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës. Beleri ka qëndruar në burg që prej 12 majit 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale.

Beleri u arrestua për shitblerje të votave gjatë procesit zgjedhor të 14 majit 2023. Ai u kap në ambientet e një lokali në Himarë së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi, ndërsa ishin duke blerë vota. Arrestimi i tij ndodhi vetëm dy ditë para zgjedhjeve, duke shkaktuar reagime të shumta në vend.

Pas më shumë se një viti pas hekurave, gjykata vendosi lirimin e tij, vendim që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe ka nxitur debat mbi procesin zgjedhor dhe drejtësinë në vend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT