7.5 C
Tiranë
Friday, January 23, 2026
spot_img

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e “Agi Kons” për heqjen e sekuestros së apartamentit të dyshuar të Veliajt

Tiranë – Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kompanisë së ndërtimit “Agi Kons”, në pronësi të biznesmenit Gentian Sula, për heqjen e sekuestros së një apartamenti në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë, që dyshohet si pasuri e fshehur e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Vendimi u shpall të enjten, më 22 janar 2026, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, nr.38, datë 17 qershor 2025.

Komisioni i Lartë theksoi se apartamenti në fjalë ndodhet një kat mbi banesën zyrtare të Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe se Prokuroria e Posaçme ka krijuar dyshime të arsyeshme se pasuria është “de fakto” në pronësi të çiftit Veliaj-Xoxa. Sipas SPAK, apartamenti dyshohet të jetë produkt i një marrëdhënieje korruptive mes Veliajt dhe ndërtuesit Gent Sula, dhe për këtë arsye konsiderohet pasuri e fshehur.

Në kërkesën e saj, “Agi Kons” pretendonte se apartamenti i takonte kompanisë si ndërtuese e komplekseve rezidenciale dhe se Veliajt dhe bashkëshortja e tij nuk kishin të drejtë pronësore mbi të. Megjithatë, hetimet e Prokurorisë kanë evidentuar përpjekje për të mbuluar pasurinë e dyshuar të kryebashkiakut, duke e futur atë nën emër të ndërtuesit.

Sipas të dhënave hetimore, apartamenti zyrtar i çiftit Xoxa-Veliaj ndodhet në katin e katërt të një godine pesëkatëshe dhe është i deklaruar në formularët e pasurisë pranë ILDKPKI. Apartamenti i dyshuar si i fshehur ndodhet në katin e pestë të së njëjtës godinë dhe deri në vitin 2019, aty ka jetuar aktori i kabaresë “Portokalli”, Gazmend Paja, i cili më pas u zhvendos në një banesë tjetër, sipas marrëveshjes me ndërtuesin Sula.

Ky vendim vjen në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe pastrim parash, duke theksuar se Gjykata e Lartë e ka konsideruar të arsyeshme sekuestrimin e apartamentit dhe ka refuzuar kërkesën e kompanisë për ta shfuqizuar atë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Raporti zbulon: Fitbit mbledh më shumë të dhëna nga përdoruesit sesa e prisnit

0
Një studim i fundit i kompanisë VPN Surfshark tregon se aplikacionet e fitnesit mund t’ju ndjekin edhe kur nuk jeni duke ushtruar. Analiza ka...

Altin Çoku mohon akuzat për Sibelën Abedini: “Nuk e kam publikuar foton intime, ajo...

0
Rast i rëndë dhe i komplikuar rikthehet në vëmendje të mediave. Historia e Sibela Abedinit, e cila humbi jetën më 10 shkurt 2024 duke...

“Bravo Stelina, të qsha robt, nuk më plas tr*pi që ka kamera” – Keijsi...

0
Keijsi Hyseni risjell tensionin në Big Brother VIP: fjalët e rënda ndaj Stelinës shkaktojnë reagime Një tjetër episod i tensionuar ka përshkuar shtëpinë e “Big...

Tabaku propozon dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes, por Komisioni rrëzon projektligjin

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, prezantoi sot në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme ndryshimet në Kodin Penal për mbrojtjen e gazetarëve...

Elbasan, arrestohen tre persona për futje droge në burg, mes tyre nje familjare

0
Elbasan – Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka finalizuar një hetim disa-mujor që çoi në arrestimin e tre personave, të...