16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ervin Salianjit për pezullimin e dënimit me burg

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me burg. Vendimi u mor nga tre gjyqtarët Sokol Binaj, Sandër Simoni dhe Ilir Panda, të cilët e detyruan Salianjin të vazhdojë të vuajë dënimin prej 1 viti burg në burgun e Fierit, siç ishte përcaktuar nga Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm.

Tashmë pritet që mbrojtja e Salianjit të paraqesë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të 26 shtatorit, të cilin e ka konsideruar të motivuar politikisht.

Mbrojtja e Salianjit kishte paraqitur disa argumente në kërkesën për pezullim të dënimit, përfshirë pretendimet se ekzekutimi i dënimit është kryer pa një arsyetim të plotë të vendimit, duke shkelur Nenin 142/1 të Kushtetutës së Shqipërisë. Avokatët e tij argumentuan gjithashtu se vendimi po ndikon në të ardhmen politike të Salianjit, i cili është i angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Demokratike në zonën e Elbasanit.

Salianji u arrestua më 27 shtator 2024, një ditë pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të dhënë më 18 dhjetor 2019. Ish-deputeti u shpall fajtor për “kallëzim të rremë” lidhur me audio-përgjimin e dosjes “Babale”, ku pretendonte se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafik droge.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...