21.5 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Gjykata e Lezhës dënon me burgim të përjetshëm Dorjan Keqin për vrasjen e ish-drejtorit

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Dorjan Keqin, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun, Saimir Jaku, në një ngjarje të ndodhur në vitin 2016 në Rrëshen. 42-vjeçari nga Kruja, me banim në Kurbin, u shpall fajtor për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Keqi, që prej arrestimit dhe gjatë gjykimit, ka mohuar vazhdimisht lidhjen e tij me krimin dhe ka refuzuar të bashkëpunojë me drejtësinë në këmbim të lehtësimit të dënimit. Prokuroria, përmes provave shkencore, arriti të zbardhë ngjarjen dhe të provojë fajësinë e tij, edhe pse financuesi i atentatit mbetet i paidentifikuar.

Dorjan Keqi u arrestua në shtator të vitit 2022, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa patentë dhe në gjendje të dehur. Identifikimi i tij u bë përmes shenjave të gishtërinjve që provuan përfshirjen e tij në vrasjen e Saimir Jakut, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtator të vitit 2016 në një lokal në qytetin e Rrëshenit, ku Saimir Jaku u qëllua me breshëri plumbash teksa po pinte kafe. Një person tjetër mbeti i plagosur gjatë këtij atentati.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...