10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Gjykata Komerciale e Kosovës vendos në favor të televizionit Klan Kosova

Anulohet Vendimi për Pezullimin e Certifikatës së Biznesit për Klan Kosovës.

Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të televizionit Klan Kosova, duke anuluar vendimin e qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij televizioni.

Vendimi ka pasuar një seri ngjarjesh dhe ankesash nëpër institucione, duke përfunduar me një vendim të favorshëm për Klan Kosovën, i cili shmang mbylljen e televizionit deri në një vendim përfundimtar.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme në Kosovë, ndërsa autoritetet mbrojnë zbatimin e ligjit kundër parregullive të biznesit, duke e përjashtuar atë nga sulmet ndaj lirisë së medias.

Në një njoftim të kësaj gjykate që mban datën 13 mars dhe u publikua të hënën, thuhet se “miratohet në tërësi si e bazuar kërkesëpadia e paditësit “Klan Kosova”. Anulohen vendimi datës 28 korrik 2023 i Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimi 14 qershor 2023 i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë”.
Në njoftim thuhet se “ky aktgjykim i zëvendëson aktet e anuluara dhe ka karakter detyrues”.
Vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova qe pasuar me reagime të ashpra në Kosovë dhe u cilësua si goditje e rëndë ndaj lirisë së medias. Por autoritetet këmbëngulën se, siç thuhet, zbatimi i ligjit kundër sipërmarrësve të fuqishëm që e shkelin atë për përftime financiare, nuk paraqet sulm ndaj lirisë së medias.
Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm ndaj vendimit të Gjykatës Komerciale e cila tha se palët mund të paraqesin ankesë brenda 15 ditësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...