Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme që ndalon çdo veprim të Presidentes Vjosa Osmani dhe të Kuvendit deri më 31 mars 2026.
Vendimi erdhi pas dorëzimit nga kryeministri Albin Kurti për shqyrtim të dekretit të presidentes për shpërndarjen e Kuvendit, të nxjerrë më 6 mars.
Sipas vendimit të Kushtetueses:
“Të caktojë ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesit të kërkesës masën e përkohshme me të cilën ndalohet çdo veprim i Presidentes së Republikës së Kosovës në lidhje me Dekretin nr. 24/2026 të 6 marsit 2026, si dhe të ndalojë çdo veprim të Kuvendit të Republikës së Kosovës.”
Masa e përkohshme hyn në fuqi menjëherë, më 9 mars 2026, dhe do të vlejë deri më 31 mars, ndërkohë që presidentja kishte shpallur dekretin pas moszgjedhjes së Presidentit të ri deri më 5 mars.






