4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Gjykata Kushtetuese nuk legjitimon padinë e Partisë Demokratike për marrëveshjen me Italinë për emigrantët

Gjykata Kushtetuese nuk ka lejuar për shqyrtimin e padisë së ndarë nga Partia Demokratike në lidhje me marrëveshjen me Italinë për trajtimin e emigrantëve. Në një vendim të marë në datë 22 dhjetor 2023, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se Partia Demokratike nuk është legjitimuar “ratione personae” (nga pikëpamja e subjektit) për të drejtuar këtë kërkesë. Gjykata ka argumentuar se partitë politike duhet të provojnë lidhjen e domosdoshme me çështjen e ngritur dhe se interesi i tyre duhet të jetë i justifikuar nga pasoja negative të drejtpërdrejta, reale dhe të lidhura ngushtë me funksionet e tyre. Në këtë rast, Gjykata ka vlerësuar se Partia Demokratike nuk ka arritur ta provojë këtë lidhje dhe, si rezultat, kërkesa nuk ka pasuar në shqyrtim.

Mbledhja e Gjyqtarëve vlerësoi se mundësia e partive politike për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues ekziston edhe në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat gjithashtu duhet justifikuar interesi i tyre. Qëndrimi i mbajtur nga Gjykata në gjykimin kushtetues të marrëveshjes së detit (vendimi nr. 15, datë 15.04.2010) nuk është i zbatueshëm në rastin konkret pasi në atë rast, Gjykata legjitimoi partinë politike parlamentare në kontekstin e një situate të veçantë institucionale që lidhej me procedurat në zhvillim e sipër të konstituimit të legjislaturës së re parlamentare dhe verifikimit të mandateve të reja të deputetëve. Duke analizuar këtë jurisprudencë, Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin se zhvillimet institucionale aktuale janë të ndryshme nga ajo e rastit të marrëveshjes së detit, pasi legjislatura e Kuvendit është tërësisht funksionale dhe nuk ka ndonjë pengesë për subjektet e tjera të pakushtëzuara (përfshi 1/5 e deputetëve), siç ishte rasti në marrëveshjen e detit, për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues. Gjithashtu, vlen të përmendet se Gjykata është duke e shqyrtuar tashmë kushtetutshmërinë e Protokollit “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”

Për sa më lart, Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin se kërkuesja, Partia Demokratike e Shqipërisë, nuk legjitimohet ratione personae t’i drejtohet Gjykatës, pasi nuk provohet interesi i saji drejtpërdrejtë në çështjen kushtetuese të ngritur, në kuptimin që protokolli të ketë sjellë pasoja negative për statusin ose funksionet e saj, ndaj vendosi moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, që do të thotë se kërkimet dhe pretendimet e kërkueses nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...