33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Shoqëronin familjen e gjyqtares Gjoka, përplaset eskorta e Gardës së Republikës

Një aksident ka ndodhur në Selitë, ku ka përfshirë eskortën e Gardës së Republikës, e cila shoqëronte familjarët e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka. Ndërsa policia raportoi se një shtetas ka aksidentuar policinë, burime për media thonë se shoferi i automjetit i gardës ka prezantuar veten si polic nga Elbasani dhe ka udhëtuar me shpejtësi të lartë. Dëshmitarët tregojnë se u bënë përpjekje për të parandaluar automjetin nga të futurit në grupin e eskortës, por nuk mundi të ndalej. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse aksidenti ka qenë i qëllimshëm. Njoftimi zyrtar i policisë ka konfirmuar se aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe ka dhënë detaje rreth ngjarjes.

Njoftimi zyrtar i policisë

Për aksidentin rreth orës 21:52.

Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H.

Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...