5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Gjykata Kushtetuese nuk shkarkon Ilir Metën! Përballja me maxhorancën, ja pretendimet që ngritën

Një javë i kanë mjaftuar Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar dhe rrëzuar kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Në një proces të ndodhur për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, Kushtetuesja mori në shqyrtim një kërkesë për shkarkimin e kreut të shtetit. Para së të arrihej në këtë përfundim, u zhvilluan tri seanca publike ku anëtarët e Kushtetueses bënë rreth 140 pyetje për të dyja palët e përfshira në proces.

Seanca e parë u mbajt më 1 shkurt dhe zgjati thuajse gjatë gjithë ditës, 11 orë, për t’u pasuar në datën 3 shkurt dhe seanca e fundit më 7 shkurt, kur edhe Kushtetuesja u tërhoq për të marrë vendim.

Që në seancën e parë, përpara trupës me shtatë anëtarë, përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Presidentit mbrojtën qëndrimet e tyre të shprehura përgjatë gjithë kësaj kohe. Përfaqësuesit e maxhorancës, Taulant Balla dhe Klotilda Bushka, deklaruan se Presidenti duhet të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës, duke mos qëndruar mbi palët para dhe gjatë fushatës, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve me deklarata dhe thirrje të forta dhe duke cenuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Presidentit, Bledar Dervishi dhe Katrin Treska, deklaruan pretendimet e tyre mbi anëtarët e Kushtetueses, legjitimitetin e Kuvendit dhe rrëzimin e çështjes.

Vetëm relatori i çështjes, Përparim Kalo, pasi bërë parashtrimin e të gjithë hapave të padisë ndaj Presidentit, ngriti plot 30 pyetje ndaj maxhorancës, ku pjesa më e madhe kishte natyre procedurale. Përfaqësuesi i Kuvendit në seancën për shkarkimin e Presidentit, Taulant Balla, deklaroi se Ilir Meta ka kryer aktivitet politik dhe ka dëmtuar imazhin e vendit.

Gjatë prezantimit të shkeljeve të pretenduara se ka kryer kreu i shtetit, Balla u shpreh se ky nuk është një sulm ndaj institucionit, por ndaj personit që i ka bërë këto shkelje.

“Arsyeja pse ndodhemi sot para Gjykatës Kushtetuese është se Presidenti i Republikës vendosi që në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2021-shit të marrë pjesë aktive në fushatën zgjedhore, duke u pozicionuar politikisht kundër një force politike, duke nxitur dhunë në deklarimet e tij, duke atakuar vetë vendet partnere të Shqipërisë, duke sulmuar institucionet kushtetuese: Kuvendin, Këshillin e Ministrave dhe Gjykatën Kushtetuese. Meta ka kryer aktivitet politik. Meta dëmtoi imazhin e Shqipërisë. Presidentit ka shkelur betimin. Procedura e shkarkimit është e nevojshme për shkak të barazisë së të gjithëve para ligjit. Kuvendi nuk synon të ndëshkojë apo uzurpojë institucionin e Presidentit, por synon të ndëshkojë personin që abuzoi me këtë pozicion. Kërkesa e 49 deputetëve vuri në dukje sjelljen e Presidentit të Republikës, cenimin e parimit të unitet të popullit, shkeljen e neutraliteti në zgjedhje, dhunën që nxiste, mosrespektimin e përfaqësuesve të partnerëve ndërkombëtarë. Presidenti ka funksion mbi palët, por mori pjesë aktive në zgjedhje”, u shpreh Balla.

E pyetur se në çfarë mënyre ka ndikuar përfshirja e Presidentit në fushatë te votimi, përfaqësuesja e Kuvendit në seancë, Klotilda Bushka, tha se:

“Neutraliteti i Presidentit në fushata zgjedhore ka të bëjë pikërisht me rolin e tij dhe faktin se me aktivitetet zgjedhore subjektet duhet të jenë të lira për të votuar pro apo kundër një kandidati. Përveç partive asnjë subjekt s’mund të bëjë fushatë, siç bëri Presidenti”.

Kujtojmë që më 9 qershor, me 104 vota pro, Kuvendi i Legjislaturës së kaluar vendosi shkarkimin e Presidentit, një vendim që sot nuk ka fuqi ligjore.

Pretendimet e Metës: Kuvendi falsifikoi dokumentet zyrtare

Në seancën e fundit në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësuesit e Kuvendit u shprehen se procesi i shkarkimit të kreut të shtetit u udhëhoq nga urdhra partiakë të Kryeministrit Rama.

“Kuvendi vazhdon ta trajtojë këtë çështje si një goditje ndaj institucionit të Presidencës dhe Presidentit. Kuvendi ka të drejtë të ngrejë komision hetimor, por duhet ta realizojë atë në përputhje me Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën. Në rastin konkret, u shkelën të gjitha nga Kuvendi, bashkë me procedurat që kishte për detyrë Komisioni i Ligjeve dhe Kuvendi, për ta realizuar hetimin parlamentar siç e parashikon Kushtetuta. Ky proces nisi dhe përfundoi i diktuar politikisht dhe në mungesë të lëndës për të iniciuar një proces shkarkimi. Nuk kishte lëndë që prej fillimi. Nga ato që kërkon Kushtetuta në nenet respektive. Qëndrimi i Presidentit mbi mungesën e lëndës, Kuvendit i duket procedural”, u shpreh Dervishi.

Ndërkohë, në vijim, akuzoi Parlamentin se falsifikoi datën e vendimit për të thirrur seancën plenare për miratimin e ngritjes së komisionit hetimor.

“Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje, e aq më pak të rëndë të Kushtetutës së Shqipërisë. Kuvendi shkoi deri aty për të realizuar qëllimin politik sa manipuloi fakte administrative për të rrëzuar pretendimet e Presidentit. Pamë gjatë gjithë procesit se shkeljet procedurale të Kuvendit kanë qenë të vazhdueshme, të shumta, të përsëritura, të pambulueshme dhe që patjetër nuk të çojnë në një rezultat të ligjshëm. I gjithë ky rezultat është nul.

U provua që kërkesa e Kuvendit, e cila nuk ka legjitimitet, u pasua nga një tjetër shkelje e Kryetarit të Kuvendit. Kryetarja, e cila ka mundësinë e administrimit të veprimtarisë administrative të Kuvendit e që përfaqëson Legjislaturën X të Kuvendit, në raport me të tretët, nuk ka tagër të konfirmojë vendimin e deputetëve të Legjislaturës IX. Kjo trup është tërësisht e ndryshme. Vetëm 40 deputetë aktualë kanë qenë edhe deputetë në Legjislaturën e kaluar, kur u votua shkarkimi i Presidentit”, tha Dervishi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...