10.5 C
Tiranë
Saturday, March 28, 2026
spot_img

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ramës, “Balluku mbetet e pezulluar nga detyra e ministres dhe zv/kryeministres”

Pas rreth 11 orësh mbledhje, Gjykata Kushtetuese vendosi me votim të ndarë 4 me 4 mbi kërkesën e kryeministrit Edi Rama për shpalljen antikushtetuese të vendimit të GJKKO për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Gazetarja Klodiana Lala njoftoi se, sipas ligjit, për të qenë në favor të palës ankimuese duhej një kuorum prej 5 votash, ndaj me votim të barabartë vendimi i Ramës rrëzohet dhe mbetet në fuqi vendimi i SPAK dhe GJKKO-së.

“Pas më shumë se 10 orësh, Kushtetuese del me vendim për kërkesën e kryeministrit Rama për shpalljen antikushtetues të vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut… Në këtë mënyrë, Balluku mbetet e pezulluar nga detyra e ministres dhe zv/kryeministres,” tha Lala.

Vendimi i gjyqtarëve ishte i ndarë:
• Katër gjyqtarë argumentuan se SPAK dhe GJKKO duhet të kishin kërkuar leje nga Kuvendi për pezullimin e anëtarit të kabinetit qeveritar, duke përmendur imunitetin si deputete.
• Katër të tjerët e vlerësuan të ligjshëm vendimin e GJKKO-së, duke theksuar se masa e pezullimit prek vetëm funksionin si ministre dhe zv/kryeministre, jo mandatin e deputetes.

Lala shtoi se identiteti i gjyqtarëve për mënyrën e votimit nuk publikohet, duke theksuar se qëllimi kryesor i nenit 103, pika 3 të Kushtetutës është mbrojtja e organit ekzekutiv.

Ky vendim mban në fuqi pezullimin e Ballukut dhe i hap rrugë SPAK-ut për të vijuar procedurat për heqjen e imunitetit dhe hetimet për të.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tonin Voci kryeson garën për Drejtor të Policisë: “Lista është në tryezën e Ramës”

0
Pas largimit të Ilir Prodës nga drejtimi i Policisë së Shtetit më 1 mars, gara për zgjedhjen e kryepolicit të ri ka hyrë në...

Kushtrim Kokalla mohon çdo përfshirje në vrasjen e Lirdona Ademajt: “Takimet nuk lidhen me...

0
Seanca e së premtes në gjyqin për vrasjen e Lirdona Ademajt solli deklarata të forta nga i akuzuari Kushtrim Kokalla, i cili mohoi çdo...

“Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim” – Behgjet Pacolli reagon pas...

0
Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka reaguar ashpër pas deklaratave të akuzuarit Granit Plava në sallën e gjyqit, i cili pretendoi se Pacolli kishte...

“E kam të vërtetuar: Rogerti është kushëri i sponsorit kryesor të Big Brother” –...

0
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP, Elton Tozaj, ka bërë deklarata të forta lidhur me trajtimin e diferencuar të banorit aktual, Rogerti, brenda shtëpisë më...

“Sulme ajrore amerikano-izraelite goditën fabrikën e uraniumit në Iran” – raportojnë mediat iraniane

0
Bombardimet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur fabrikën e përpunimit të uraniumit në Iran, raportuan sot mediat lokale. Sipas agjencisë së lajmeve Fars,...