21.5 C
Tiranë
Monday, August 4, 2025
spot_img

Gjykata liron Mariela Berishën, cakton “Arrest në shtëpi” për te dhe detyrim për paraqitje për motrën e saj

Gjykata ka liruar Mariela Berishën, duke caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa ka lënë të pandryshuar masën “detyrim për paraqitje” për motrën e saj, Antonela Berisha. Dy motrat Berisha u vetëdorëzuan në ambientet e Policisë dy ditë më parë pas një ngjarjeje të rëndë që ndodhi në fund të muajit Gusht në një restorant te “Kodra e Diellit”.

Ngjarja e dhunshme u shkaktua kur dy motrat u afruan te tavolina ku ndodhej 24-vjeçarja Klea Prenga, dhe njëra prej tyre i gjuajti me gotë qelqi në fytyrë. Shkaku i sulmit fizik dyshohet të ketë qenë një lidhje paralele e blogeres me partnerin e Mariela Berishës.

Gjatë seancës gjyqësore, Mariela Berisha shprehu pendesë për veprimin e saj, duke thënë: “Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë dhe kam një fëmijë 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë.”

Avokatja e Marielës kërkoi një masë sigurimi më të butë se ajo që kishte kërkuar prokurori, duke theksuar se klientja e saj është pa asnjë precedent penal. Ajo theksoi se nuk ka asnjë arsye dhe asnjë shkak për të përsëritur veprime të ngjashme dhe se Mariela shprehet thellësisht e penduar. Avokatja gjithashtu njoftoi se Mariela është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me viktimën dhe të kërkojë publikisht falje, duke shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar financiarisht Klea Prengën për shpenzimet e nevojshme për rehabilitimin e saj.

Ajo nënvizoi rëndësinë e pranishme së nënës për një fëmijë në këtë moshë, duke thënë: “Aktualisht, ajo është i vetmi person që mundet të kujdeset për fëmijën e saj, dhe prania e nënës është e domosdoshme.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ish-portieri godet me gurë godinën e Bashkisë Korçë, arrestohet pas transmetimit live në rrjete...

0
Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku ish-portieri i njohur i futbollit shqiptar, Kostandin Dramolli, goditi me gurë...

Alex Soros dhe Huma Abedin zgjedhin Dhërmiun për pushime, darkë me kryeministrin Rama

0
Filantropi Alex Soros dhe bashkëshortja e tij, Huma Abedin, ndodhen prej dy ditësh në jug të Shqipërisë, duke kaluar disa ditë pushimi në Dhërmi,...

Pamje tronditëse nga sherri në Vlorë: Dy të plagosur me thikë, arrestohet autori

0
Një konflikt i dhunshëm i ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës ka përfunduar me dy persona të plagosur me thikë. Ngjarja, e...

Macron dënon videon tronditëse të Hamasit: “Mizori e turpshme, lirimi i pengjeve duhet të...

0
Një video e publikuar nga grupi militant Hamas ka shkaktuar reagime të ashpra në skenën ndërkombëtare. Pamjet e publikuara tregojnë një nga pengjet izraelite...

Operacion Ndërkombëtar Kërkim–Shpëtimi në Det të Hapur

0
Zona e operacionit: Kepi i Stillos – Ksamil – Karaburun – Grykderdhja e Semanit Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (RCC Albania), në bashkëpunim me Forcat e...