11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Gjyqi për dosjen “Partizani”, prokurori Kraja: Pretendimet e mbrojtjes nuk qëndrojnë, Berisha akuzohet për shpërdorim detyre

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit (GJKKO) ka nisur seanca gjyqësore për dosjen e njohur si “Partizani”, ku ndër të pandehurit është ish-kryeministri Sali Berisha.

Gjatë seancës, prokurori i SPAK Arben Kraja iu përgjigj pretendimeve të mbrojtjes, duke theksuar se asnjë prej tyre nuk qëndron dhe nuk përbën shkak për pavlefshmëri të procedurës.

“Sa i takon pretendimeve për gjyqtarët është shprehur Gjykata Kushtetuese. Për shpërdorimin e detyrës nga i pandehuri Berisha, mbrojtjes i kujtoj institutin e parashkrimit. Regjistrimi i kallëzimit penal në të njëjtën ditë që është dorëzuar nuk përbën shkelje, kur ka elemente, prokurori e regjistron,” – tha Kraja.

Ai shtoi gjithashtu se nuk ka pasur shkelje në ekzekutimin e masave të sigurisë, ndërsa për aktet e ekspertimit theksoi se ato janë kryer nga ekspertë të institucioneve shtetërore dhe jo domosdoshmërisht duhet të jenë në regjistrin elektronik.

“Asnjë nga pretendimet e ngritura nuk çon në pavlefshmëri,” – përfundoi prokurori Kraja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...