12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Goditet banda e trafikut të drogës në Itali, kapen mbi 5.3 tonë kokainë

Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine dhe nëse do të hidhej në tregun Italian ku dhe ishte destinuar do të sillte një fitim prej 850 milionë euro.
Të arrestuar janë një shtetas Italian, dy tunizianë, një francez dhe një shqiptar, i identifikuar si Elvis Lleshaj, 35 vjeç.

Në operacion kanë qenë të angazhuara edhe mjete ajrore dhe detare të komandës aero-detare të dhe të departamentit operativ aero-detar të Palermos, në koordinim me hetuesit e policisë ekonomiko-financiare të Palermos.
Operacioni nisi të martën në mbrëmje, 18 korrik kur një avion vëzhgues konstatoi në kanalin e Siçilisë u zbulua se një varke peshkimi me flamurin e Republikës së Palau (ishujt e Paqësorit) së cilës iu afrua një varkë peshkimi që ishte nisur nga brigjet kalabreze. ‘Anija mëmë’ ishte vendosur në kufi me ujrat territorialë italianë dhe priste peshkarexhen për të dorëzuar ngarkesën.
Në orët e para të mëgjesit të së mërkurës, 19 korrik, është parë që guvertën e anijes ishin nxjerrë një numër i madh pakoshtë cilat më pas ishin hedhur në det ndërsa po afrohej peshkarexha taliane. Kjo e fundit nga ana tjetër kishte caktivizuar sistemin e lokalizimit Ais, për të marrë më pas në bord ngarkesën e hedhur në det.

Guarda di Financa ka ndërhyrë në momentin kur anija po kthehej në ujrat territoriale pasi kishte marrë të gjithë ngarkesën e drogës në bord. Droga u gjet në një dhomë të peshkarexhes.
Nga ana tjetër është ndjekur edhe “anija mëmë’ e cila po përpiqej të kthehej në det në drejtim të Turqisë. Anina me një ekuipazh prej 15 shtetas ukrainas, turq dhe azerbajxhanas u shoqërua më pas në portin e Palermos.
Personat e arrestuar janë:

Elvis Lleshaj, shqiptar, 35 vjeç.
Vincenzo Catalano, 35 vjeç, nga Bagnara Calabra;
Kamel Thamlaoui, tunizian, 53 vjeç, banues në Tricase;
Sami Mejri, tunizian, 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto;
Yanis Malik Bargas, francez, 19 vjeç

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...