14.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Goditet nga policia italiane karteli i drogës i përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë/ Sekuestrohen 365 kg marijuanë e kokainë

Mediat italiane raportojnë se një kartel droge që vepronte në Catania, i përbërë nga dy grupe kriminale, kolumbianë dhe shqiptarëve është goditur nga policia.

Grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë, ndërsa janë sekuestruar në total 365 kilogramë marijuanë e kokainë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Cocorito” i cili u zhvillua nga polica ekonomike dhe financiare e Catanias u arrestuan 13 persona.

Operacioni u ndërmor sot në mëngjes, nga karabinierët që mbulojnë sektorin antidrogë dhe antikrimi ekonomik.

Arrestimet u bënë me një urdhër-ndalimi të lëshuar nga Gjykata me kërkesë të drejtorisë Anti-Mafia të Catanias për veprën kriminale që synonte synonte trafikimin dhe shitjen e drogës.

Dyshohet se të gjithë të arrestuarit bashkëpunonin me njëri-tjetrin në trafikun e lëndës narkotike, duke vepruar si një bandë kriminale. Nuk bëhen me dije identitetet e personave që janë arrestuar nga Policia e Katanias.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT