21.5 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Tentoi të vrasë me makinë punëtorin e mirëmbajtëse të Rrugës së Kombit/ Gjykata lë në burg 67-vjeçarin

Gjykata e Lezhës ka lënë burg 67-vjeçarin Ded Doçi, i cili u arrestua nga policia, pasi tentoi të vrasë me makinë një punëtor të firmës mirëmbajtëse të Rrugës së Kombit, duke e lënë të plagosur.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se 67-vjeçari ka pranuar faktin se ka patur konflikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtoret, por ka mohuar ta ketë përplasur qëllimisht me makinë punëtorin Nazmi Halila, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale.

Por pavarësisht pretendimeve të tij, gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesën e prokurorit Ylli Pjetërnikaj dhe vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin Ded Doçi, për veprën penale të “Vrasjes” e mbetur në tentativë.

Ded Doçi u arrestuar nga policia të enjten, pasi me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime, në aksin rrugor Rrëshen-Rubik, ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin Nazmi Halila banues në Kukës. Ky i fundit mori dëmtime në disa pjesë të trupit dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Rrëshenit.

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...