14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Goditet një rast bastesh të paligjshme në Lushnjë – Procedohen penalisht dy shtetas nga Kolonja

Policia e Lushnjës ka ndërmarrë një operacion kundër aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit, duke goditur një rast të ushtrimit informal të basteve sportive, në shkelje të ligjit dhe jashtë çdo forme të kontrollit shtetëror.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për D. H., 47 vjeç dhe L. K., 22 vjeç, të dy banues në Kolonjë.

Nga hetimet paraprake rezulton se të dy shtetasit dyshohet se organizonin baste sportive përmes celularëve, duke anashkaluar çdo licencë dhe pa qenë subjekt i ndonjë kontrolli apo rregullimi shtetëror.

Policia e Lushnjës thekson se do të vijojë kontrollet intensive në terren për të identifikuar dhe ndëshkuar çdo rast të lojërave të fatit të paligjshme, një aktivitet që përbën shkelje të rëndë të ligjit në fuqi.

Hetimet janë në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...