8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike/ Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari

Policia e Tiranës ka sekuestruar doza me kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërkohë që ka arrestuar poseduesin e tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit me iniciale L.SH., 31-vjeç banues ne Memaliaj.

Njoftimi i Policisë
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të ndarë në doza.
Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme, vihet në pranga poseduesi i tyre.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së tyre në doza, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën që ai kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, një sasi municioni luftarak, një shumë parash, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...