4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Goditet një tjetër rast i trafikut të drogës në Vlorë – në pranga 38-vjeçari Elton Llanaj

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet. Pas informacioneve të marra nga inteligjenca policore, uniformat blu organizuan kontrolle në një ambient që shërbente si magazinë pranë lokalit të administruar nga Elton Llanaj, si dhe në banesën e tij.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Llanaj, 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në doza pas fshehjes së tyre në ambientet e biznesit dhe banesës.

Gjetjet e policisë përfshijnë:
• Sasi lënde narkotike kanabis
• Sasi kokaine
• Pajisje që shërbenin për ndarjen e dozave për shitje

Materialet procedurale në ngarkim të tij janë referuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia e Vlorës ka deklaruar se operacione të tilla do të vijojnë pa ndërprerje në të gjithë qarkun, si pjesë e një strategjie të gjerë për goditjen e shpërndarjes së drogës dhe forcimin e rendit dhe sigurisë publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...