16.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

“Goja shumë tellallëshe e ka marrë..”Rama: Porti i Durrësit i sigurt sipas BE-së

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se inspektimet e kryera nga Bashkimi Evropian konfirmojnë se Porti i Durrësit është i sigurt dhe përmbush standardet ndërkombëtare. Gjithashtu, ai njoftoi se ky qytet do të bëhet lokacioni i ardhshëm për ndërtimin e një porti strategjik të NATO-s.

Rama i është përgjigjur kritikave të opozitës, duke theksuar se akuzat për mbetje të rrezikshme janë të pabaza dhe synojnë të njollosin imazhin e vendit.

Goja shumë tellallëshe e ka marrë të mirëqenë për tua nxirë realitetin shqiptarëve. Mbetjet e dyshuara do të vijnë në Shqipëri bashkë me fundin e botës,” ironizoi Rama.

Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e inspektimeve dhe certifikimeve të rrepta të kryera nga autoritetet evropiane, duke përforcuar idenë se Durrësi, përveçse një port i sigurt, do të shërbejë së shpejti si vendi për portin e ri të NATO-s, duke rritur kështu rëndësinë strategjike të Shqipërisë në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...