31 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Foto/ Dhuna Familjare në Shkodër: 82-vjeçarja dhunohet nga nusja e saj, djali nuk e çoi në spital

Nazmie Buci, një grua 82-vjeçare nga Shkodra, u dhunua fizikisht nga nusja e saj, Elmira Buci, 43 vjeç. Sipas dëshmisë së të moshuarës, nusja e ka goditur atë me bastunin me të cilin ajo lëviz. Policia e Shkodrës ka arrestuar menjëherë Elmira Bucin pas denoncimit të këtij rasti.

Sipas njoftimit të policisë:

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi vjehrra e saj 82-vjeçe ka kallëzuar se ajo ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.”

Ngjarja ndodhi më 10 shtator, por djali i të moshuarës, Ylli Buci, nuk lajmëroi policinë dhe as nuk e dërgoi nënën e tij në spital pas ngjarjes, por e kritikoi atë për konfliktin me nusen. Vetëm ditën e nesërme, pasi komshinjtë vunë re gjendjen e saj të rënduar, ata telefonuan policinë dhe ambulancën, duke e çuar të moshuarën në spital. Nusja e saj i kishte thyer edhe celularin, duke e pamundësuar që të kërkonte ndihmë.

Nazmie Buci, e cila mori mjekim dy ditë pas incidentit, është jashtë rrezikut për jetën. Hetimet nga policia e Shkodrës po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht këtë rast të rëndë të dhunës në familje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...