24 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Grabitje me armë në Prishtinë, dy të plagosur – një i arrestuar, të tjerët në arrati

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zbuluar detaje të reja për grabitjen e ndodhur në lagjen Veternik, në oborrin e një qendre tregtare, ku pati edhe të shtëna me armë zjarri, duke lënë dy persona të plagosur.

Sipas komunikatës zyrtare, një person është arrestuar, ndërsa autoritetet po vazhdojnë ndjekjen e personave të tjerë që ndodhen në arrati.

Prokurori kujdestar është informuar nga Njësiti Policor për rastin e grabitjes. Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, kanë ndaluar një (1) person për veprën penale ‘Grabitja’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ndërsa vijon ndjekja e të dyshuarve të tjerë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, Prokuroria e Shtetit ka siguruar opinionin publik se është e përkushtuar të bashkëpunojë me organet e rendit për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e të gjithë autorëve të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...