14.5 C
Tiranë
Wednesday, May 7, 2025
spot_img

Gratë e luftëtarëve të ISIS-it: Dëshmia e një shtetase shqiptare mbi kalvarin në Siri

Floresha Rasha një nga gratë e cila ka qënë pjesë e luftimeve në shtetin islamik ka ndihmuar prokurorinë për të zbuluar rrjetin e personave të cilët rekrutoheshin nga Shiqpëria në Siri.

Në një dëshmi të gjatë të dhënë para hetuesve ajo ka treguar se për udhëtimin drejt Turqisë ka paguar 600 euro.

Largimi i saj është bërë me qëllimin për t’iu bashkuar burrit të saj Diamant Rashës i cili ndodhej prej kohësh andej.

Floresha Rasha ka treguar se në tetor të vitit 2013 luftëtarët e shtetit islamik kryenin luftime në fshatin Azas ku merrte pjese bashkëshorti Diamanti si dhe grupi i shqiptarëve i cili përbëhej nga 80 ushtarë të cilët kishin ardhur nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe komandanti i tyre ishte Lavdrim Muhaxheri.

Pas vrasjes së bashkëshortit të saj Diamantit në vitin 2014 Rasha u martua shtetasin Kosovar Lavderim Muhaxheri.

Nga martesa Floresha Rasha ka lindur dy femije.

Ne qershor te vitit 2018 Floresha Rasha eshtë martuar me një sirian dhe ky luftëtar me të cilin ka lindur dhe një vajzë.

Në Baguz të Sirise rreth muajit shkurt-mars të vitit 2019 një pjese e luftetareve si dhe familjarët e organizates terroriste ISIS, jane rrethuar dhe qëlluar nga forcat kurde ku si pasoje kanë mbetur të vrarë dhe shtetas shqiptare, ku ndër tyre ka qenë dhe vajza e shtetases Floresha Rasha.

Si pasoje e bombardimeve është plagosur rëndë shtetasja Floresha Rasha, e cila me arritjen e marrëveshjes mes forcave kurde dhe organizatës terroriste IS është dorëzuar se bashku me shume shtetas shqiptarë dhe të huaj, ku burrat dhe fëmijët mbi moshen 14 vjec janë futur në burgje ndërsa gratë dhe fëmijët janë dërguar në kampet Al-Hol dhe Roj nën administrimin e forcave kurde.

Për shkak të plagëve të marra Floresha Rasha është trajtuar në spital dhe më pas është çuar në Kampin Al Hol deri ne momentin e riatdhesimit se bashku me tre femijet e saj në datë 27.10.2020.

Dëmtimet Rasha i ka pasur në anën e djathte të legenit dhe pjesën e sipërme anesore të kofshës së dhjathtë.

Këto dëmtime janë shkaktuar nga shpërthimi i lëndeve të ndryshme plasëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kapela Sistine, më e mbrojtur se kurrë: Nis konklava për zgjedhjen e pasuesit të...

0
Në një atmosferë të mbushur me solemnitet dhe siguri të skajshme, më 7 maj nis zyrtarisht konklava në Kapelën Sistine, ku 133 kardinalë nën...

“Philip Griffin në Berat: ‘Shqipëria është në një udhëkryq. Bëjeni pjesën tuaj, dilni dhe...

0
Në një fjalim të fuqishëm nga sheshi i Beratit, Philip Griffin, këshilltari i ngushtë i strategut elektoral të Donald Trump, Chris LaCivita, u bëri...

Janelle Monáe elektrizon Met Gala 2025 me një pamje sureale: një brosh prej… tekile!

0
Në një nga paraqitjet më të paharrueshme të Met Gala 2025, aktorja dhe këngëtarja Janelle Monáe shkëlqeu në tapetin e kuq me një veshje...

Georgina Rodriguez dhe ora që simbolizon dashurinë me Ronaldon – një Rolex me 11...

0
Georgina Rodriguez u shfaq sërish besnike ndaj stilit të saj luksoz në një event në New York, ku tërhoqi vëmendjen jo vetëm për elegancën,...

Zbulim Elektrizues: Bakteri i ri me fije elektrike që mund të pastrojë tokën e...

0
Në epokën e elektricitetit artificial – nga turbinat deri te reaktorët bërthamorë – është lehtë të harrojmë se përpjekjet e para për ta kuptuar...