23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Rrjetet homoseksuale dhe pista e pasionit: Fokus hetimor në vrasjen e Bledar Dedjas në Itali

Lidhjet homoseksuale të 39-vjeçarit dyshohet të kenë qenë shkak i vrasjes së Bledar Dedjas, të riut shqiptar që u vra rreth një javë më parë në pyllin e Paderno del Grappa në Itali.

Kjo është pista në të cilën janë fokusuar hetuesit, të cilët zbulimin e misterit të vrasjes së 39-vjeçarit shqiptar, i cili raportohet se bënte një jetë të dyfishtë, shkruan media italiane Il Gazzettino.

Gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat gjithashtu disa vite më parë pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën.

Marrëdhënia e tyre ishte ftohur edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur t’i jepte fund, ndoshta për të shmangur pasojat për dy fëmijët e tyre të vegjël.

Hetuesit janë fokusuar në rrethin e njohjeve të kopshtarit shqiptar, po shqyrtojnë bisedat e tij, profilet në rrjetet sociale, tabulatet e telefonit por edhe klubet që ai frekuentonte.

Karabinierët kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, duke përfshirë miqtë dhe të afërmit e viktimës, i cili u godit me thikë të shtunën pasdite në pyllin e Paderno del Grappa dhe u gjet mëngjesin e së dielës (21 Janar) nga një mik i tij me të cilin kishte lënë një takim për të shkuar për peshkim.

39-vjeçarit u gjet me pantallona dhe të brendshme të hequra. Vendndodhja e krimit është një vend i frekuentuar për takime romantike dhe mënyra se si ai u godit me mbi 20 herë me thikë (përfshirë atë fatale në mushkëri) çuan menjëherë në dyshimin për një krim pasioni.

Për të zgjidhur misterin, hetuesit kanë kqyrur kamerat e sigurisë publike dhe private që po ekzaminohen. Pamjet mund të jenë vendimtare për të kuptuar se me kë po takohej Dedja.

Hetuesit besojnë se kopshtari shqiptar mund të jetë futur në kurth nga personi me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale.

Dhe se pikërisht në ato momente intime është sulmuar nga pas nga një person tjetër për çështje nderi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...