13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Greqi/ Dy 22-vjeçarët japin versione të ndryshme për krimin e dyfishtë në kamping

Dy të rinjtë, të moshës 22 vjeç, që u arrestuan pas vrasjes së pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar në një kamping në Finikounda, kanë dhënë dëshmi kontradiktore lidhur me ngjarjen e 5 tetorit.

Sipas burimeve të Protothema.gr, njëri prej të arrestuarve, i vetëdorëzuar së fundmi, pretendon se shoku i tij ka kryer vrasjen, ndërsa ai ka qëndruar jashtë kampingut gjatë incidentit. Pas kësaj deklarate, policia arrestoi edhe të dyshuarin tjetër si autor të krimit.

Megjithatë, 22-vjeçari i dytë mohoi përpara hetuesve çdo përfshirje, duke akuzuar shokun e tij si bashkëpunëtor.

Edhe pse nipi i pronarit grek e identifikoi si autor, i dyshuari mohon motivin dhe lidhjen me viktimat, duke pretenduar se nuk njihte asnjërin prej tyre dhe se nuk kishte arsye për të kryer krimin.

Çështja vazhdon të hetohet nga autoritetet greke, ndërsa kontradiktat në dëshmitë e të rinjve komplikojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...