30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Qytetari denoncon ish-Deputetin Gani Kocin: “Mashtron qytetarët, mbledh lekë për ‘sëmundjen’, dhe pse është i pasur”

Gani Koci, ish pjesëtar i UÇK-së dhe ish-deputet nga PDK, para një viti është diagnostikuar me kancer në mëlçi.

Një qytetar ka denoncuar ish-deputetin Gani Koci, mik i ish-presidentit Hashim Thaçi, për mbledhje donacionesh që ngre dyshime mbi motivet e tij reale.

Sipas qytetarit:

“Përshëndetje, kam një storie shumë interesante. Ish-deputet Gani Koci (shok i Thaqit) po mbledh donacione për sëmundjen e tij të kancerit (dyshohet nëse është vërtet aq i sëmurë).”

Ai thekson se Koci zotëron një shtëpi katërkatëshe në një lokacion shumë të vlefshëm në Prishtinë (Rruga Zef Serembe nr. 6, Lagjja Qendresa), një banesë në Golem dhe disa parcela në Skenderaj dhe Polac. Qytetari shton:

“Tre vajzat, djali dhe gruaja e tij punojnë të gjithë dhe kanë të ardhura të mira. Njëra prej vajzave madje jeton në Amerikë. Kjo duket si mashtrim i rëndë, sepse në Kosovë ka njerëz që vërtet janë në gjendje të vështirë financiare dhe që kanë nevojë të vërtetë për ndihmë.”

Ai përfundon me pyetjen që ngre dyshime mbi etikën e ish-deputetit:

“Nëse vërtet i është kaq keq, atëherë pse nuk shet diçka nga pasuria e tij, apo jo?”

Denoncimi nxjerr në pah tensionin mes nevojës reale për ndihmë dhe shfrytëzimit të mundshëm të bamirësisë për qëllime personale, duke lënë hapësirë për reagime dhe hetime të mëtejshme mbi pasurinë dhe veprimtarinë e Kocit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...