14.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Greqia mbyll hapësirën ajrore pas defektit në sistemet e komunikimit të fluturimeve

Greqia ka mbyllur përkohësisht hapësirën e saj ajrore pas problemeve serioze të shfaqura në sistemet e radio-ndërlidhjes, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në fluturimet nga dhe drejt vendit.

Sipas autoriteteve greke, jashtë funksionit kanë dalë sistemet e komunikimit në Greqinë veriore, duke shkaktuar bllokimin e komunikimit të avionëve që qarkullojnë në hapësirën ajrore të vendit. Për pasojë, asnjë avion nuk mund të ulet apo të ngrihet në mënyrë automatike nga aeroportet greke.

Avionët që ndodheshin në fazën e uljes në momentin e defektit kanë përdorur procedura manuale dhe vizive për zbritjen, ndërsa autoritetet theksojnë se nuk ka pasur rrezik për aksidente. Megjithatë, këto sisteme manuale mund të përdoren vetëm në kushte të favorshme atmosferike dhe me shikueshmëri të mirë.

Të dhënat nga FlyRadar tregojnë se fluturimet që kalonin mbi Greqi janë devijuar, duke ndjekur rrugë alternative mbi Turqi ose Detin Egje, për të vazhduar më pas drejt Ballkanit ose Italisë, me qëllim garantimin e sigurisë së udhëtimeve.

Autoritetet greke po punojnë për rikthimin e plotë të sistemeve të komunikimit dhe normalizimin e trafikut ajror.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...