29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Gjykata e Lartë e Venezuelës emëron Delcy Rodríguez presidente në detyrë pas arrestimit të Maduro-s

Gjykata e Lartë e Venezuelës ka urdhëruar zëvendëspresidenten Delcy Rodríguez të marrë përkohësisht detyrat dhe kompetencat e presidentit të Republikës, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vendimi u bë publik vonë të shtunën, në orët e para të së dielës, me arsyetimin se Maduro ndodhet në një “paaftësi thelbësore dhe të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij”. Urdhri u lexua nga gjyqtarja Tania D’Amelio gjatë një seance të transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni shtetëror VTV.

Sipas vendimit, Delcy Rodríguez do të ushtrojë, si presidente në detyrë, të gjitha pushtetet, detyrat dhe kompetencat që rrjedhin nga posti i kreut të shtetit, me qëllim garantimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të vendit.

Kushtetuta e Venezuelës parashikon që, në rast mungese të përkohshme ose përfundimtare të presidentit, zëvendëspresidenti merr automatikisht drejtimin e shtetit.

Ndërkohë, arrestimi i Nicolás Maduro-s u krye një ditë më parë nga forcat amerikane, në kuadër të një operacioni të urdhëruar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Maduro përballet me akuza të rënda, përfshirë komplot për narkoterrorizëm, trafik dhe importim kokaine në Shtetet e Bashkuara, përdorim dhe posedim të armëve të rënda gjatë veprimtarive kriminale, si dhe konfiskim pasurie.

Zhvillimet kanë shkaktuar tronditje të forta politike brenda dhe jashtë Venezuelës, ndërsa pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për stabilitetin institucional dhe drejtimin e ardhshëm të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...

Aksident i rëndë në Gjermani/ Përplasen dy tramvaje pranë stadiumit të Schalke, 25 të...

0
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchenit, ku dy tramvaje janë përplasur pranë stadiumit të Schalke, duke shkaktuar plagosjen...