10.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Grida Duma dënon dhunën e përdorur sot në protestë: “S’mendohej që dhuna dhe sharjet smund të ndodhin mes demokratëve, të gjenin mënyrën dhe të flisnin qetësisht”

Nënkryetarja e PD Grida Duma ka dënuar dhunën e përdorur sot sipas saj nga Sali Berisha në selinë e PD.

E indinjuar Duma në një lidhje live në ‘Facebook’ ajo tha se dje bënin protesta kundër Ramës, ndërsa shenjat e gazit lotsjellës ishin të dukshme në sytë e saj.

Duma thotë se është e rëndë të shihje Berishën në shkallët e PD të thotë që nuk ka dhunë, kur janë të gjithë të traumatizuar.

“Kjo është Partia Demokratike sot. Moment i rëndë, jo vetëm për gazin, dhunën, për zonat që ishin brena me besimin se nuk ka një demokrat që dhunon një demokrat. Dhe nuk ka dhe nuk mund të ketë. Padyshim erdhëm këtu me besimin se asnjë njeri në emër të integritet të vetë s’mund t’ui lërë kauzat përgjysmë. Unë nuk besoj te dhuna, te saldimi i portave, te heqja e vidave, te asnjë nga këto.

Besoj se duhet të ketë ndërgjegje të madhe me këtë lidership, i vjetër. Doja ti merrja në telefon dhe t’i thoja; ejani futuni këtu normal. Ata që janë zgjedhur nga populli, grupi i deputetëve të grupit parlamentar të PD, duhet të gjenin mënyrën dhe të flisnin qetësisht. S’mendohej që dhuna dhe sharjet smund të ndodhin mes demokratëve. Kam ardhur qartësisht e bindur se dhuna nuk duhej dhe s’mund të ndodh.

Kjo nuk mund të imagjinohet që Shqipëria të kthehet në këtë situatë. Kemi bërë protesta kundër Edi Ramës, sot bëjmë protesta me gaz lotsjellës kundër njëri-tjetrit. Kjo është e papranueshme. Kërkohet zgjidhje, jo për ne. Nuk është çështje godine, çështje muresh edhe saldimesh, por në kauza reale. I takon lidershipit.”, tha Duma.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...