22.5 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Berisha: “Kjo është vetëm faqja e parë e qëndresës për liri, Lul Brava është një kufomë politike”

Sali Berisha ka folur për mediat në Bulevardin Deshmoret e Kombit, perpara Kryeministrise ku e zhvendosi protesten me mbeshtetesit e tij pas largimit nga selia blu.

Berisha tha se kjo ishte vetëm faqja e parë e betejës, ndërsa foli për skenare të kryedemokratit Basha me kreun e qeverisë për mbrojtjen e selisë.

“Ky ishte një skenar i pregatitur me kujdes gjatë gjithë këtyre ditëve. Nuk kishte njeri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të PD vec me pengun e Ramës, Lul Brava.

Në këtë kontekst kjo është një betejë që nuk do ketë të sosur dhe ju grantoj se kjo që patë sot, është vetëm faqja e parë e saj. Janë shqiptarët e lirisë Ata që mendojnë se do u mbahen pengje për të shtypur vullnetin e tyre gabohen rëndë. Janë populli i refendumit të lirisë. Janë qyqetarët që kthyen votën e lirë.

Shqiptarët e lirisë janë këta, ata që mendojnë se do mbahen pengje dhe kukulla për të shtypur vullnetin e tyre gabohn rëndë. Janë ppulli i refrendumit të lirisë, janë qytetarët që rikthyen në PD votën e lirë. Asgjë nuk pengon ortekun e tyre. Sot shqiptarët dhe bota panë fytyrën e vërtetë të Lul pengut që u mbrojt me metodat më banditeske me të gjithë egërsinë e narkobanditëve të Edi Ramës.

Miqtë e mi një mirënjohje ndaj qytetarëve që sot bënë historinë me protestën e tyre. Kjo është vetëm faqja e parë e qëndresës për liri, dinjitet njerëzor por edhe shoqëror. Shoqëria shqiptare meriton votën e lirë, një qeveri të dalë nga vota e lirë, do të clirohet nga këta qytetarë të lirë, si forma më e shëmtuar e diktaturës.

Ju ftoj të vazhdojmë marshimin tonë pa u përkulur,. Përdori sot të gjitha mjetet kreu i Meduzës për të shpëtuar Lul Bravën, është e kotë, Lul Brava është një kufomë politike e pakallur dhe jo sot, por ditën kur 44 mijë anëtarë të PD votuan për shkarkimin e tij”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...