19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Gruaja e Aleks Markut flet pas pengmarrjes së fëmijëve: ” Kam frikë kërkoj siguri nga shteti”

B. M., nëna e fëmijëve të cilët u mbajtën peng nga i ati, Aleks Marku, tregon se gjatë kohës së pengmarrjes ndodhej në Itali për të marrë disa dokumente. Ajo ka kërkuar një urdhër mbrojtjeje dhe ka rrëfyer se bashkëshorti i saj kohët e fundit kishte filluar të pinte. B.M gjithashtu ka bërë denoncime kundër Aleks Markut, duke shprehur frikën për sigurinë e saj dhe të fëmijëve. Sipas saj, fëmijët nuk janë marrë peng nga i ati, por kanë shkuar me dëshirë.

“Unë mësova sot në mëngjes nga policia e Durrësit se më kishin marrë fëmijët, pasi unë kisha ardhur nga Italia dje në mbrëmje. E para është një ndjesi e madhe që fëmijët janë të sigurt. Unë isha në Itali me miratimin e Aleksit, nuk kishim ndarë, por kishim disa mosmarrëveshje të vogla. Unë kisha punët e mia në Itali, kështu që udhëtova atje. Do të kthehemi në Lezhë dhe do t’i regjistrojmë fëmijët në shkollë atje.

Kam bërë denoncime për të përfshirë pije alkoolike, kishim frikë pasi dëgjonim lajme të rënda, dhe nga frika e mundshme kam denoncuar. Nuk ka patur dhunë fizike mbi mua, por psikologjike. Fëmijët janë mirë për momentin dhe po marrin ndihmë nga psikologët. Ne po përpiqemi të largohemi nga problemet këtu dhe të krijojmë një jetë të re në Durrës. Nuk kemi parë Aleksin të përdorë ndonjë substancë narkotike para syve tanë. Megjithatë, ai mund të ketë përdorur narkotika në mënyrë të fshehtë. Nuk kam komunikuar shumë me fëmijët, veç dy ditët e fundit. Ai nuk na ka treguar vendndodhjen e fëmijëve. Nuk i ka marrë fëmijët peng, ata janë shkuar me vullnetin e tyre. Unë mendoj se mosmarrëveshjet kanë qenë të shkaktuara nga konsumimi i alkoolit. Unë po kërkoj mbrojtje nga shteti, sepse kam frikë për sigurinë time pas daljes nga burgu.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...