8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Gruaja ime nuk merr para”/Konferenca e fundit e Gabriel Escobar si emisar Amerikan për Ballkanin Perëndimor

Gabriel Escobar ka organizuar konferencën e tij të fundit për mediat si emisar i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor. Zëvendës ndihmës sekretar i shtetit për Europën dhe Euroazinë konfirmoi se në fund të muajit do të largohet nga detyra që mban, jo si i shkarkuar, por sepse i ka përfunduar mandati, duke iu përgjigjur kështu raportimeve të fundit.

“Gjithçka që thuhet në atë shkrim është gënjeshtër. Unë nuk jam shkarkuar nga detyra dhe gruaja ime nuk merr para nga asnjë shtet i huaj, kudo që kam shërbyer, ajo ka mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët, pa asnjë gjë në këmbim dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. Unë gjithashtu nuk kam ndonjë lidhje me një firmë ligjore në Teksas. Është gjithashtu e pasaktë që një informacion i tillë mund të ketë ardhur nga Kongresi, sepse ai nuk merret me atë çështje”, u shpreh Gabriel Escobar, emisar i SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Escobar shprehu keqardhje që gjatë mandatit të tij nuk pati përparim në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë dhe për formimin e asociacionit.

Emisari amerikan foli dhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke këshilluar udhëheqësit në Prishtinë që t’i dëgjojnë më shumë partnerët europianë, veçanërisht për asociacionin dhe disa çështje të tjera që lidhen me minoritetet, që sipas tij nuk janë adresuar.

Kjo është ajo që po nxit shqetësimin se Kosova mund të mos ketë votat për Këshillin e Evropës. Sa i përket integrimit evropian, mendoj se është e rëndësishme për Kosovën që të dëgjojë aleatët e saj evropianë dhe të punojë me aleatët evropianë, teksa ne forcojmë kandidaturën e Kosovën në të gjitha strukturat euroatlantike”, tha ai.

Escobar përsëriti se Amerika nuk ka votë në këtë organizatë, por qëndrimi mbetet i njëjtë, që Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...