11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Gruaja përplas fatalisht grabitësin në Viareggio: Një akt i vetëmbrojtjes apo hakmarrje?

Në Viareggio, Itali, një ngjarje tronditëse u regjistrua nga kamerat e sigurisë, ku një grua përplasi për vdekje grabitësin që i kishte vjedhur çantën. Cinzia Del Pino, një biznesmene 65-vjeçare, mori situatën në dorë pasi Nourdine Naziki, një 52-vjeçar nga Maroku, i grabiti çantën nga dritarja e hapur e makinës së saj.

Del Pino, duke drejtuar një fuoristradë Mercedes, u regjistrua nga kamerat teksa përplas dhe shkel disa herë Nazikin, i cili ishte sapo larguar me çantën e saj. Në pamjet shokuese, makina e Del Pino e godet grabitësin fillimisht para se të bëjë prapa dhe ta godasë sërish. Më pas, Del Pino zbret nga makina me taka të larta, merr çantën e saj nga trupi i aksidentuar dhe largohet nga vendngjarja.

Grabitësi u dërgua në spital me ambulancë, por fatkeqësisht vdiq disa orë më vonë. Cinzia Del Pino u arrestua më pas nga policia, pasi u identifikua përmes targës së makinës së saj. Ajo pranoi në polici se e kishte përplasur grabitësin në përpjekje për të rimarrë çantën e saj, ku ndodhej çelësi i shtëpisë dhe dokumentet personale. Ajo pretendoi se ishte ndjerë e kërcënuar, duke shtuar: “Ai kërcënoi të më vriste me thikë, isha e tmerruar. Unë desha vetëm të merrja gjërat e mia.

Megjithatë, policia nuk gjeti asnjë thikë pranë trupit të grabitësit, duke ngritur dyshime për versionin e ngjarjes të dhënë nga Del Pino. Avokati i saj, Enrico Marzaduri, mohoi që klientja e tij të ketë goditur qëllimisht grabitësin, duke argumentuar se veprimet e saj ishin një reagim i nxitur nga frika. Aktualisht, Cinzia Del Pino është vendosur në arrest shtëpiak, ndërsa hetimet për ngjarjen po vazhdojnë për të përcaktuar nëse veprimet e saj ishin vetëmbrojtje apo hakmarrje e tepruar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...